Ëndrra iu bë realitet, Dua Lipa imazhi i revistës më prestigjioze  

By

Sigurisht kur ka qenë më e vogël, sikurse çdo tjetër vajzë edhe ajo ka pasur ëndrra dhe ato një nga një po i bëhen realitet.

Këngëtarja e famshme Dua Lipa, ka dhënë lajmin se njërën nga ëndrrat e saj tashmë e ka në duar.

Lipa e cila shpërtheu anë e mbanë botës këtë vit me muzikën e saj, është imazhi i kopertinës së revistës British Vogue, në numrin e ardhshëm që publikohet në muajin janar.

“Ju lutem dikush më pickoni! Një ëndërr u bë realitet. Kjo është një arritje e madhe që do e mbaj afër zemrës time”, ka shkruar Dua Lipa, duke e falënderuar më pas edhe tërë ekipin që ka punuar në pamjen e saj në këto imazhe të cilat janë kopertina e muajit të parë të vitit 2019-të. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm