Endriti feston ditëlindjen e 19-të, Hashim Thaçi kujton ditën kur i lindi i biri

By

Djali i Presidentit të vendit, Hashim Thaçit, Endriti, feston sot 19-vjetorin e lindjes.

Kreu i shtetit, shfrytëzoi rrjetin social Facebook për ta uruar djalin e vetëm të tij me anë të disa vargjeve dhe një fotoje të përbashkët.

“Endrit, urime ditëlindja e 19-të! Si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte, dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jenë gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”, ka shkruar Thaçi.

Urime ditëlindja Endrit!/Prive.al

Artikuj të ngjashëm