Gati se në të gjitha paraqitjet publike e televizive që ata kanë pasur, janë përballur me pyetjen se nëse janë me lidhje dashurie me njëri tjetrin, megjithatë përgjigjja ka munguar dhe asnjëherë s’u konfirmua zyrtarisht nga ata se janë të dashuruar.
Ndonëse nuk e pranuar asnjëherë, burime pranë çiftit janë shprehur se Ilda Bejleri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu janë bashkë madje është përfolur se çifti do të niste bashkëjetesën. Por në një kohë që ne prisnim që lidhja e tyre të zyrtarizohej, burime për “Newsbomb.al“, bëjnë me dije se Ilda dhe Klevisi nuk janë më bashkë!
Sipas tyre,dyshja prej disa javësh nuk ka asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Dyshimet rreth një lidhjeje të mundshme mes tyre nisën që kur moderatorja dhe deputeti u panë teksa dilnin në një pasdite nga një lokal në kryeqytet.
Ata zgjodhën që të mos e konfirmonin, por as ta mohonin nëse mes tyre kishte një marrëdhënie më shumë se shoqërore, ose jo, megjithatë burimet konfirmonin të kundërtën e asaj që thonin ata dy.