“Endrrën mos ma merr” nga Albina Kelmendi

By

Këngëtarja e cila ishte pjesë e programit të talenteve ‘The Voice Of Albania’, Albina Kelmendi ka finalizuar projektin e saj të ri.

Bëhet fjalë për një këngë të punuar nga Besim Bonjaku në tekst e muzikë e ndërsa orkestrimi është bërë nga Florent Boshnjaku.

“Ëndrrën mos ma merr” titullohet kjo këngë e cila është punuar në video nga Artan Korenica me regji të Blerta Bashollit.

Kënga shpreh një formë revolte  për mos pajtueshmëri për gjendjen aktuale të shoqërisë e sidomos të rinisë.

Artikuj të ngjashëm