Viktoria dhe Elektra, janë dy vajzat e vogla të këngëtares së famshme Arta Bajrami.
Por këngëtarja që tani ka nisur të mendojë për të ardhmen e tyre, e madje ka edhe disa kushte për partnerët potencialë që ato do kenë.
Bajrami me shaka, në profilin e saj në Instagram ka publikuar një imazh me disa prej rregullave kryesore që duhet ndjekur për të pasur takime romantike me të bijat e saja!
“Gjej një punë, kuptoje, ti nuk më pëlqen, unë jam ndokund, nëse e lëndon atë unë të lëndoj ty, sille në shtëpi 30 minuta më herët, gjej një avokat dhe nëse më gënjen mua, unë e marr vesh, çfarëdo që ti i bën asaj, do të ta bëj unë ty”, janë disa prej rregullave që ka vendosur Arta! /Prive.al