Ende asnjë lajm nga Adea Shabani, aktorja nga Shkupi që u zhduk para 10-të ditës në SHBA

By

Ajo është një aktore e re që po tentonte t’I realizonte ëndrrat e saj duke u bërë pjesë e industrisë së filmit në Hollyëood.

Por që nga e premtja e kaluar, askush s’ka marrë asnjë lajm nga Adea Shabani, aktorja e re nga Shkupi që u zhduk në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara.

25 vjeçarja, ka dy vjet që ka shkuar në SHBA për të studiuar aktrim dhe për të ndjekur pasionin e ëndrrën e saj.

Adea për së fundmi është parë me 23 Shkurt në afërsi të Chinese Theater në Hollywood, raporton Policia e Los Angeles, transmeton Prive.

Që nga ajo ditë, miqtë e familjarët e saj nuk kanë marrë as edhe një lajm nga ajo.

Nëna e saj, ka fluturuar për në SHBA nga Maqedonia dhe ka punësuar një detektiv privat për ta gjetur vajzën e saj.

Prej asaj dite, kërkimet për Adean po vazhdojnë, ndërsa vajza ende nuk është gjetur e as edhe një gjurmë e saj. /Prive.al

Image result for adea shabani

Artikuj të ngjashëm