Noizy feston sot ditëlindjen e 29-të. Prive raportoi mbrëmë se ai do festojë me fansat dhe miqtë në një prej klubeve më të mëdha të Tiranës.
E për ta uruar reperin është përkujdesur edhe Enca menjëherë pas orës 12 përmes një postimi në Instagram.
‘Urime ditëlindja Gelsi. Shpresoj të jesh gjithmonë i lumtur. Do jem gjithmonë përkrah. #mbreti29’ – ka shkruar këngëtarja në imazhin e postuar.
Kujtojmë se dyshja kanë dëshmuar se janë miq të mirë dhe se bashkëpunimet e tyre kanë rezultuar gjithmonë me sukses.
Noizy e bëri Encën edhe si pjesëtaren e parë femër në grupin e tij të reperëve OTR, pasi besoi në të dhe suksesin që do mund të arrinte. /Prive.al/