Fenomeni i muzikës shqiptare, Enca, duket se më në fund ka zgjidhur problemet e saj sa i përket projektit ‘Love on my body’.
Këngëtarja ditë më parë publikoi projektin në fjalë në disa platforma online për të vazhduar kështu edhe me Youtuben.
Por kur arriti tek kjo e fundit ajo hasi në disa probleme të cilat nuk i lejonin shfaqjen e klipit në Kosovë.
Sikur për problemet tjera edhe kësaj i’u gjet zgjidhja duke bërë të mundur kështu qasjen në klip edhe nga Kosova.
Këngëtarja përmes këtij statusi u kërkoi ndjesë të gjithë adhuruesve të muzikës së saj duke i lënë ta shijojnë tashmë projektin e saj të ri. /Prive.al/