Enca thyen rekord në Snapchat, thumbon edhe kolegët

By

Enca ka nisur xhirimet e klipit të ri për këngën ‘Kujt po i han’.

Këngëtarja ka bërë disa postime në rrjete sociale me anë të cilave ka treguar se videoklipi po bëhet në bregdet, duke publikuar fotografi të saj goxha seksi.

Postimi i fundit që e bëri artistja ka të bëjë me shikimet në Snapchat.

Enca e theu edhe aty rekordin, duke e çuar në 1 milion numrin e njerëzve që shohin fotot e videot të cilat ajo i hedh në këtë rrjet.

‘Rekordet e këngëve të juaja i thyej me 1 snap’, shkroi këngëtarja.

Ju kujtojmë që Enca ka qenë e para shqiptare në Kosovë e Shqipëri që ka arritur 1 milion ndjekës në Instagram./Prive.al

Artikuj të ngjashëm