Dita e djeshme përkoi të jetë ndër ditët më të rëndësishme të jetës së këngëtares nga Shqipëria, Enca.
E kjo për faktin se dje ajo arriti të firmosë një kontratë me kompaninë gjigante muzikore ‘Universal Music Group’.
Fillimisht lajmin për një gjë të tillë e dha reperi Noizy duke vazhduar më pas edhe antarët tjerë të grupit OTR të cilët u lumturuan gjithashtu shumë me arritjen e saj.
E për të shuar çdo dilemë të asaj se është i vërtetë apo jo lajmi i fundit, Enca vendos që sot përmes një postimi në Instagram të shuaj çdo dilemë.
Fotografia në fjalë shfaqte pikërisht këngëtaren e cila anash saj kishte vënë logon e kompanisë me të cilën veçse ka nënshkruar.
Skena botërore bën mirë që të përgatutet për një tjetër yll shqiptar e cila shumë shpejt pritet të pushtojë globin me talentin e saj. /Prive.al/