Të shtunën në Prive në rubrikën “Kutia e pyetjeve” e ftuar ishte këngëtarja Enca Haxhia. Artistja tregoi se për shkak të pandemisë plani i saj që të publikonte çdo muaj nga një klip është pamundësuar.
Mirëpo, në këtë kohë izolimi Enca ka treguar se ka punuar në shumë projekte të reja, të cilat kanë qenë lehtë të punueshme pasiqë kishte bërë një studio në shtëpi para kësaj situate.
E madje, aq shumë këngë ka krijuar saqë po e mendon të sjell dhe një album të ri, të dytin në karrierën e saj./Prive.al