Enca publikon dy këngë gjatë kësaj jave

By

Jo një por dy këngë në një javë nga këngëtarja e njohur Enca Haxhia.

Enca që njihet si njëra ndër vajzat më të devotshme në shoubiz që punon fort për projektet e saja, do të lansojë dy këngë vetëm brenda kësaj jave.

Njëra ndër to siç paralajmëron Enca është në bashkëpunim me reperin e njohur Don Phenom dhe do të quhet “Kujt po i Han”.

Ndërsa rreth këngës tjetër, Enca nuk ka dhënë detaje megjithatë marrë parasysh suksesin e saj me këngën e fundit “Dua”, pak a shumë e dimë se çfarë do presim nga ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm