Enca ka treguar sonte se ka pranuar një ofertë nga Playboy në Amerikë për të pozuar në kopertinat e kësaj reviste.
Megjithatë, këngëtarja dha përgjigjjen e saj në lidhje me këtë ofertë.
“Unë kam thënë më herët se do realizoja foto artistike ndoshta edhe nudo por për nje kauze të madhe në momentin e duhur. Momentalisht nuk e shoh si hapin e duhur apo diçka që do e bëja më dëshirë sepse me të vërtetë duhet menduar ana e biznesit dhe ndikimit në karrierën time” – u shpreh Enca.
Megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të ndodhë një gjë e tillë teksa me shaka iu përgjigj se foton me shampanjën mes këmbëve në festimet e ditëlindjeve do ta bëjë në anën e kundërt kur do pozojë për Playboy. /Prive.al/