Shpeshherë ka ditur të befasojë me ndryshimet në pamjen e saj. Enca Haxhia cak më së shumti i ka pasur flokët.
Provoi ngjyrën e kaltërt, atë të kuqe e madje u bë edhe bionde. Tani këngëtarja ka vendosur të befasojë sërish.
Flokët e saj tanimë nga të kafta kanë kaluar në nuancë ngjyrë vjollce të çelët. Në foton e postuar në Instagram, Enca është shprehur se mezi pret të tregojë ndryshimin e bërë.
Na mbetet të presim për të parë se a i shkon nuanca e re krijueses së hitit ‘Call me Goddess’. /Prive.al/
https://instagram.com/p/8vx_J6kvw5