Enca ka lëshuar pak sekuenca të këngës së re.
Këngëtarja hyri në Instagram për të publikuar një video të shkurtër, e cila përmbante disa tinguj të projektit të saj të ri për të cilin nuk dha shumë detaje.
“Kush po e pret”, ka shkruar Enca në postimin i cili mori shumë komente dhe u pa më shumë se 20 mijë herë deri në këto momente.
Kënga e saj e fundit është “Balad” dhe Enca ka thënë se kaq ishte me këngë vajtuese duke lënë të kuptohet se tash e tutje ajo do të nxjerrë këngë ritmike./Prive.al