Enca, e lumtur nga ajo që i tmerron të tjerët

By

Periudha e fundvitit është koha kur artistët tanë janë të angazhuar në koncerte të shumëta, nëpër vende të ndryshme të botës.

Në këtë kohë kur stina e dimrit ka kapluar Evropën mund të ndodh që udhëtimet mos të ecin në ecurinë e duhur sipas orareve e planit për shkak të motit ose ndonjë arsye tjetër.

Të gjithë mundë të inatosemi me një gjë të tillë, por siç duket për një nga këngëtaren tonë ky është një moment i lumtur.

Enca Haxhia ka postuar një fotografi në Instagramin e saj me dy filxhan krishtlindjesh ku në prapavi shihen dhe zbukurimet e qytetit.

Fotografin e shoqëron mbishkrimi ’Jam ndalur në Munich për shkak të anulimit të fluturimit, dhe jam e lumtur, Munich, kohë krishlindjesh’

Këngëtarja siç duket po shijon atmosferën festive që të falin qytetet Evropiane në kohë festash dhe siç duket ka pranë ndonjë person të dashur dhe nuk po e çan kokën për anulim e prishje planesh. /Prive.al.

/

Artikuj të ngjashëm