Këngëtarja e famshme shqiptare Enca Haxhia, ka nisur mbrëmë një garë në mes fansave të saj.
Ajo iu ka kërkuar atyre që janë më artistë, që të editojnë fotografitë e saja dhe t’i bëjnë të duken më ndryshe e për këtë, në fund ka vënë edhe një shpërblim.
Haxhia shkruan në Instagram se fotografia më e mirë, do jetë kopertina e këngës së saj të radhës!
Konkursi ka mbetur i hapur deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa Enca nuk e ka zbuluar ende fituesin. /Prive.al