Emocionuese: Ja si po e përjeton mungesën e së ëmës Zanfina!

By

Secili person në zemrën e tij një vend mjaft të veçantë e ka për nënën e nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me fytyrat tona publike.

Relacion mjaft të fortë me nënën kishte edhe këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili e cila me personin e zemrës u nda përfundimisht  7 muaj më parë.

Ikja e saj la një boshllëk mjaft të madh tek Zani e cila e përjetoi rëndë vdekjen e saj.

Disa muaj pas vdekjes ajo i dedikoi edhe një këngë nënës të cilën e titulloi “M” por kujtimi për të nuk mbaroi asnjëherë me kaq pasi ajo gjen çdo herë diçka për t’a përkujtuar atë.

Njejt ka ndodhur edhe sot teksa përmes Instagramit ajo ka rikujtuar nënën në 7 mujorin e vdekjes duke treguar se kjo periudh i është dukur si 7000 vite dhe se mungesën e saj po e ndjen çdo sekond e më shumë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm