Emocionon Emina Çunmulaj, qan gjatë momentit kur rrëfen një histori të dhimbshme varfërie

By

Emina Çunmulaj është bërë pjesë e shoqatës bamirëse nga Shqipëria,” Fundjavë Ndryshe”.

Modelja me famë botërore ka mbajtur dje një konferencë për media në Prishtinë, dhe ka rrëfyer një histori shumë prekëse pranë të pranishmëve.

Çunmulaj e cila po e shtrin veprimtarinë e saj ngado, mbrëmë ka derdhur lot derisa po fliste me plot emocione për një histori që ka përjetuar së fundmi.

“Si është e mundur që plaka që nuk ka bukë me hangër, kujtohet e më thotë mua kthehu e hajde për Bajram. Kjo është diçka që sa të jam gjallë do më mbetet në mendje”, shprehet Çunmulaj.

Historinë e saj mund ta dëgjoni në kronikën e Klan Kosovës:

 

Artikuj të ngjashëm