Eminem publikon albumin e ri

By

Reperi njohur amerikan, Eminem, i ka surprizuar adhuruesit e tij me publikimin e një albumi pa paralajmërim, transmeton Klan Kosova.

“Music to be Murdered by” është titulli i këtij projekti muzikor, i cili u publikua gjatë ditës së sotme.

Eminem me anë të një postimi në Twitter i njoftoi adhuruesit e tij për këtë duke shkruar “Është funerali yt.

Marshall Mathers

@Eminem

It’s your funeral… Out Now – https://smarturl.it/MTBMB 

View image on Twitter

Reperi për krijimin e këtij albumi është frymëzuar nga regjisori i njohur, Alfred Hitchcockut, shkruan CNN.

Ky album përmban bashkëpunime të artistit me emra të njohur siç janë: Ed Sheeran, Skylar Grey, Royce Da 5’9″, Black Thought, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, KXNG Crooked, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson dhe Paak e Juice WRLD.

Artikuj të ngjashëm