Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në SHBA, Emina Çunmulaj, është ‘familjarizuar’ mjaft shumë me rrjetet sociale vende ku po pasqyron pothuajse të gjitha aktivitetet e saja ditore.
E ditën e djeshme me rastin e ‘Shën Valentinit’ natyrisht se një lloj feste nuk do të mungonte as për të.
Por kur mendoi se ishte gati të niste atë mbrëmje në të cilën po e prisnin shumë surpriza, Emina u desh të linte gjithçka në gjysëm për tu marrur me vajzën e saj Ellan e cila e kishte kohën e e saj të dushit.
Pas ‘rehatimit’ të saj natyrisht se festa vazhdoi në mënyrë normale për të teksa së bashku me bashkëshortin modelja zgjodhi të dalin për një darkë mjaft të veçantë. /Prive.al/