Para pak më shumë se një jave, Emina Cunmulaj, ndau lajmin e ëmbël se ajo është shtatzënë.
Ky do të jetë edhe fëmija i tretë për atë dhe bashkëshortin Sam Nazarian. Për më tepër bukuroshja zbuloi se dy vajzat e saj do të bëhen me një vëlla.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo njoftoi ndjekësit se i është rikthyer aktivitetit fizik.
Teksa shkruan se po ushtron, ajo zbuloi se momentalisht është në muajin e pestë të shtatzënisë.
“Ja ku shkojmë. Një tjetër xhiro. Patjetër me vete kam edhe barkun tim 5 muajsh”, shkruan modelja. /Prive.al