Mjafton një fotografi që të nxisë dyshime e spekulime rreth të famshmëve.
Ata, janë qendra e vëmendjes për këto që i pëlqen ta përcjellë botën dhe stilin e jetës së tyre. Kështu, modelja shqiptare Emina Çunmulaj, ka ditur ta mbajë emrin e saj prezent në mediat rozë, duke manipuluar ngapak me detajet që shpalosë në rrjetet e saj sociale.
Ajo po pret t’i vijë në jetë fëmija i dytë, sepse tashmë ka një vajzë nga martesa e saj me Sam Nazarian.
Por ajo që nxiti kureshtje ishte fotografimi i Eminës me një karrocë bebesh për binjakë, dhe “brom”, lajm gjithandej: Ajo po pret dy fëmijë!
Mirëpo nuk ka vonuar e Emina e ka sqaruar, duke bërë një status publik në Instagram ku shkruan se do plotësohen si familje kur të vijë i vogli.
“S’më besohet që kanë kaluar tetë vjet dhe ka shumë momente të bukura me disa të vështira. Jemi familje tri anëtarëshe dhe së shpejti i vogli do të na bashkohet. Si fluturon koha dhe sa e bukur është jeta. Jam krenare për ne”, ka shkruar ajo në një fotografi ku ka pozuar me bashkëshortin miliarder. /Prive.al