Emina Çunmulaj po pret vajzë? Modelja zgjon dyshime me këtë detaj

By

Lajmin se ishte shtatzënë e bëri publik në një fazë goxha të shtyrë të shtatzënisë.

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, po pret t’i vijë në jetë fëmija i dytë nga martesa me milionerin izraelit Sam Nazarian, e megjithëse është shumë aktive në rrjete sociale e vazhdimisht komunikon me ndjekësit e saj, gjininë e bebes nuk e ka bërë të ditur akoma.

Emina ka vazhduar postimet në Instastory duke treguar se si foshnja po zhvillohet dita ditës, e edhe ka bërë sondazhe vazhdimisht për gjininë e bebes.

Por nuk e ka konfirmuar në do jetë nënë e një djali apo një vajze!

Mirëpo dje ajo ka marrë një dhuratë nga një kompani veshjesh për bebe dhe ngjyra në të cilën asaj i janë dërguar këto veshje të vogla simpatike, jep indikacione se ajo po pret një vajzë.

Rrobat që i janë dërguar Eminës janë ngjyrë “nude” e cila shkon në nuanca rozë, ngjyrë kjo tipike për vogëlushet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm