Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në SHBA kohët e fundit po del të jetë mjaft aktive në rrjete sociale.
Mes shumë aktiviteteve, ajo që pasqyrohet më së tepërmi aty është jeta e saj private të cilën Emina nuk është se e mban aq sekrete.
Ditë më parë Emina gëzoi një privilegj mjaft të madh si e ftuar speciale fillimisht në darkën me presidentin e zgjdhur e pastaj edhe në inaugurimin e tij.
Disa ditë më pas e gjejmë atë duke u marrë me tjetër gjë. Këtë herë Emina po shfletonte disa oferta të universiteteve e kurseve.
Fotografinë në fjalë ajo e publikoi në Instastory duke shkruar e hamendur “Rikthim në shkollë???”.
Duket se modelja ka vendosur të bëjë një tjetër hap të rëndësishë në jetën e saj për të cilin ndoshta nuk është vonë ende. /Prive.al/