Emina Çunmulaj nis aktivitetin humanitar edhe në Kosovë

By

Modelja shqiptare me famë botërore po synon që ta nisë aktivitetin e saj humanitar në Kosovë.

Emina Çunmulaj, tani e tutje do të ndihmojë të varfrit, siç bën në disa vende të tjera.

Në rrugëtimin që e bëri me shoqatën humanitare nga Shqipëria “Fundjavë Ndryshe“, modelen me famë botërore e emocionoi aq fort një rast sa lotët nuk i kurseu as gjatë rrëfimit të tij.

Sipas themeluesit të kësaj shoqate, Arbër Hajdari, varfëria e skajshme në gjithë trojet shqiptare mund të largohet brenda pesë vjetëve të ardhshme nëse të gjithë bëhen bashkë për të kontribuar.

Kronikë e zgjeruar nga Enis Reçica.

 

Artikuj të ngjashëm