Bebe Rexha shumë e pasur, edhe hamburgerin e ha nga ari

By

Bebe Rexha është nga ato vajzat që ka qejf ta jetojë jetën pak. Kohëve të fundit kanë qarkulluar foto të paparacëve ku Bebe është e veshur thjeshtë dhe pa grim. Ajo është acaruar pak, duke postuar në Instagram ku thotë se kështu duket një njeri i vërtetë.

Bota e Holliwoodit thërret për perfeksion fizik, tretmane të çmendura dhe dieta tepër të rrepta. Mirëpo Bebe kësaj radhe u rregullua dhe doli të shijojë një hamburger vetëm për dëshirën e saj.

Është e vërtetë që të gjithë njerëzit hanë hamburger kohë pas kohë, po ky që po ha Bebe ka një specifike tjetër – është nga ari.

Që të mos keqkuptohet, ajo nuk po ha shufër ari, mirëpo mishi i këtij hamburgeri është i mbështjellur më fletëza ari 24 karat që hahen, e pjesa tjetër mbetet hamburger i zakonshëm.

Ajo postoi në Instagramin e saj një video ku thotë:

“Po kafshoj këtë hamburger ari 24 karatësh, këtu në Rock Hard Cafe sepse un jam yll roku, dhe kështu hanë yjet e rokut.” /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm