Ka gati një muaj që po qëndron në vendlindjen e saj, derisa ka udhëtuar edhe nëpër fshatrat më të thella të Shqipërisë së Veriut, për t’i ndihmuar familjet në nevojë.
Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj, nisi një mision humanitar duke u bërë pjesë e projektit “Fundjavë ndryshe” dhe ka shkuar derë më derë për t’ua shtrirë dorën e ndihmës bashkëvendësve të saj.
Së fundmi ajo ka participuar edhe në ndërtimin e një shtëpie për një familje të Malësisë së Malit të Zi.
Bëhet fjalë për familjen Ivezaj të cilën e ka ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie. /Prive.al