Emina Çunmulaj krenare për projektin e fundit të kunatës së saj

By

Emina Çunmulaj mbrëmë kishte një rast të veçantë në familjen e bashkëshortit të saj Sam Nazarian.

Kunata e saj,  Angella Nazarian po promovonte librin e saj më të ri, me ç’rast nuk mungoi as Emina që ta mbështeste.

Në një feste të madhe promovuese për projektin më të ri të kunatës së saj shkrimtare ishte prezente edhe Emina, duke na ofruar pamje të brendshme të eventin në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo tejet krenare postoi edhe një foto me Angella Nazarian duke shkruar:

“Kunata ime e bukur dhe e mrekullueshme, jam shumë krenare për ty.”

Në anën tjetër, një falënderim special në rrjete sociale e bëri edhe vetë kunata, duke falënderuar Eminën për të gjithë organizimin e festës së saj promovuese. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm