Në mbi një dekadë në skenën muzikore shqiptare, ajo çdo sezon ka mbushur sallat.
Hitet në vazhdimësi dhe një karrierë që njihte vetëm ngritje bënë që në rreth 10 vite, Elvana Gjata të mbushte sallat e koncerteve, verë apo dimër, secilën herë.
Por, kapitulli i ri i këngëtares, shoqëruar me stilin e ri të jetesës e larguan atë nga skena.
Në dy verat e kaluara, atë të 2016-tës dhe atë të 2017-tës, këngëtarja nuk performoi por kësaj rradhe, siç do thoshte edhe vetë Elvana, ‘Gjërat kanë ndryshuar’.
Ajo ka paralajmëruar përmes një postimi koncert në Zvicër, Tiranë, Prishtinë e Athinë të cilët në dy muajt në vazhdim do jenë vetëm të parët për nisje meqenëse Prive.al mëson se ajo do jetë edhe në qytete tjera të Kosovës, por jo në një agjendë tejet të ngjeshur si dikur.
‘Më ka marr malli aq shumë për ty’ – shprehet këngëtarja në postimin ky lajmëron datat e koncerteve.
Një lajm i madh ky, të cilin e kanë pritur tash e një kohë fansat e këngëtares. /Prive.al