Elvana Gjata zbulon surprizën e radhës (FOTO)

By

Përmes një postimi së fundmi të bërë në Instagram, Elvana Gjata tha se ka një surprizë për të gjithë fansat e saj.

Dhe, befasinë e zbuloi sot.

Ajo tregoi se do të jetë pjesë e festivalit tashmë tradicional Sunny Hill, bashkë me Kidën, Ledrin dhe Yllin, artistët shqiptarë të cilët janë zbuluar deri tani.

Ndërkaq nga ata ndërkombëtar, do të jenë Calvin Harris, Gashi dhe Miley Cyrus dhe gjatë ditëve në vijim pritet të zbulohet edhe një emër i madh nga Dua Lipa./Prive.al

Artikuj të ngjashëm