ELVANA ‘DJEG’ PRISHTINËN!

By

Elvana Gjata përformoi mbrëmë në Zone Club. Në praninë e mijëra fansave, krijuesja e hiteve të shumëta ndezi atmosferën duke bërë që nata e mbrëmshme për të gjithë të pranishmit të ishte e paharrueshme.

Për më shumë se një orë, Elvana risolli përmes përfomancës live krijimet muzikore të saj ndër vite të cilat të gjitha këndoheshin me tekst edhe nga i gjithë publiku.

Përpos aftësive të jashtëzakonshme vokale, Elvana shkëlqeu si gjithmonë edhe në dukjen skenike për të cilën ishin përkujdesur Valdrin Sahiti për veshje dhe Kaci e Sellma për flokët e grimin. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm