Ellen DeGeneres flet për herë të parë, komediania ishte abuzuar seksualisht nga njerku

By

Komediania e famshme amerikane dhe nikoqirja e emisionit “Ellen Show”, Ellen DeGeneres, ka zbuluar se kur ishte adoleshente, ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj – bashkëshorti i nënës – të cilin ajo e ka etiketuar si një njeri shumë të keq.

Këtë e ka zbuluar TMZ, revista e njohur amerikane e shoubizit, e cila thekson se ngjarja tregohet për herë të parë nga Ellen në një episod të emisionit “My Next Guest Needs No Introduction” të David Letterman, i cili shfaqet premierë këtë të premte.

“Kur mamaja ime ishte jashtë qytetit, njerku im më kishte thënë se te gjoksi i nënës time kishte ndjerë një gjëndër dhe dëshironte ta prekte gjoksin tim, sepse nuk donte ta mërziste nënë time”, ka thënë Ellen. “Jam e zemëruar me veten time sepse aso kohe isha tepër e dobët që të qëndroja për veten. Isa 15 apo 16 vjeçare. Ishte e tmerrshme, një histori e tmerrshme. Dhe arsyeja e vetme se pse do e tregoj në detaj është se nuk dua që vajzat e tjera ta lejojnë dikë t’ua bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Ellen.

“Ne gratë, thjesht ndjehemi sikur nuk kemi vlerë dhe jemi shumë të frikësuara që të flasim dhe frikësohemi të themi jo”, ka thënë Ellen.

Ajo ka shtuar që tani është koha që gratë të kenë zë dhe të kenë fuqi. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm