Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj Portia de Rossi thuhet se janë zhvendosur nga Shtetet e Bashkuara për në Angli, dhe arsyeja mund të jetë fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale 2024.
Burime me njohuri të drejtpërdrejta kanë thënë për TMZ, Ellen dhe Portia tashmë janë zhvendosur në një shtëpi të re në Cotswold, një një rajon në Anglinë Jugperëndimore.
Dyshja e kishin blerë shtëpinë përpara zgjedhjeve në Amerikë, porse ishin “zhgënjyer” shumë me fitoren e Trumpit.
Sipas burimeve, ato vendosën që të largohen menjëherë nga SHBA-ja.
Ellen ishte në mesin e figurave të larta që ka përkrahur Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, të cilat u mbajtën më 5 nëntor.
Rezultati i zgjedhjeve nxori Trumpin fitues, derisa inaugurimi i tij si President do të bëhet në janar të vitit 2025 në Kapitolin amerikan.