Eliza Dushku zbulon kuptimin e emrit të djalit të porsalindur (FOTO)

By

Eliza Dushku është bërë nënë.

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, e zbuloi lajmin përmes një fotografie ë postuar në Instagram ku shihej burri i saj Peter Palandjian, teksa mbante në duar djalin e porsalindur.

Ai quhet Philip Bourne Dushku dhe aktorja tashmë e ka shpjeguar kuptimin e emrit të tij.

Përveç kësaj, ai tregoi edhe disa detaje të tjera rreth foshnjës.

“Përshëndetje, po, djali ynë i bukur erdhi në Beantoën, Philip Bourne Dushku Palandjian (do ta quajmë Bourne si në Cape Cod vs Jason), erdhi në jetë këtë të shtunë mbrëma me mirëseardhjen më të ngrohtë të prindërve që kanë rënë në dashuri çmendurisht me të (O Zot, e dua burrin tim), familjen dhe miqtë. Ne jemi thjesht mirënjohës dhe të kënaqur dhe ju falënderojmë të gjithëve për ndarjen e këtij rrugëtimi emocionues me ne”, ka shkruar Eliza.

Urime çiftit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm