Elita Rudi shpalos ca detaje rreth mëmësisë – si humbi peshë e kush po kujdeset për Zërin?

By

Moderatorja e njohur kosovare Elita Rudi, ka pak muaj që është bërë nënë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Asdren Gjikolli, sollën në jetë një djalë nga martesa e tyre, të cilin e kanë quajtur Zëri.

Dhe si nënë e re që është, Elita ka filluar të mësojë rreth prindërimit ndërsa mbrëmë, ndjekësit e kanë bombarduar me pyetje rreth familjes së saj të re.

Si i hoqi ajo kilogramët pas lindjes?

“17-18 kg i kam shtuar, mirëpo kur kam lindur i kam hequr shumë shpejt 12-të për shkak se Zërin menjëherë e kam ushqyer me gji, e këto të tjerat po hiqen më ngadalë”.

Ndërsa kush kujdeset për Zërin?

“Nuk kam dado, kujdesem vet”, ka thënë Elita, e po ashtu, ka theksuar se djali i saj u ngjanë të dy prindërve, edhe Gjikos edhe Elitës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm