Prezantuesja e njohur Elita Rudi sapo na tregoi ‘çejzin’ e saj.
Ajo postoi një fotografi në Instagram e cila është bardhë e zi duke na treguar se është shumë tradicionale.
Elita është me prejardhje nga Gjakova, atje ku traditat e nuseve vazhdojnë edhe sot.
Moderatorja të premten martohet me reperin Gjiko me të cilin po presin edhe fëmijë.
Çifti janë në lidhje tash e disa vite dhe u fejuan vetëm pak muaj më parë.
Ceremonia e dasmës do të mbahet në White Garden Hotel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku të pranishëm do të jenë rreth 700 njerëz.
Ata do t’i argëtojë Edi Furra – vendasi i Elitës./Prive.al