Ekspozimi: Luana bën që gjithë t’i kthejnë sytë drejt saj në emision

By

Dhe më në fund, rikthimi në televizion i Luanës po ndodh!

Pas një vere përplot thashetheme mbi të ardhmen e bukuroshes në ekran, çdo gjë është gati për nisjen e programit të ri ‘Shiko kush luan’.

Ky program me rreth 16 puntata në thelb ka lojën dhe kuizin, si format i përshtatur nga ‘E dua vendin tim’, transmetuar rreth pesë vite më parë në po të njejtin kanal.

E duket se tashmë edhe pa u transmetuar puntata e parë, detajet vetëm se janë zbuluar.

Krahas të ftuarve: Mc Kresha, Lyrical Son e Jonida Maliqi, ajo që ka marrë vëmendje ka qenë vetë Luana me veshjen e saj.

Fustani i shkurtër ngjyrë të bardhë me prerjet kah të pasmet dhe gjoksin zbuluar vetëm sa kanë shtuar interesimin për emisionin që nis sonte në ora 21:05.

Mbetet të shihet se sa do jetë ‘Shiku kush luan’ rival me Xing përgjatë javëve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm