E pranoi më në fund: Prezantuesja shqiptare jo më beqare!

By

Një tjetër emër i njohur nuk është më single!

Fjala është për aktoren dhe prezantuesen Jonida Vokshi.

Si e ftuar në Top Channel ditën e sotme, bukuroshja ndër dhëmbë e ka pranuar se tashmë ka nisur një lidhje të re dhe ‘princi’ i kaltërt me të cilin mbase mund të martohet ekziston.

Vokshi nuk ka dashur të lëshohet shumë në detaje por është mjaftuar me konfirmimin se tashmë është në një lidhje.

Nuk dihet se kur ka nisur lidhja meqenëse ndonjë indikacion nëpër rrjete sociale nuk ka pasur.

Gjatë intervistës, Jonida iu rikthye edhe një herë lajmit të qarkulluar në portale se ka përjetuar romancë me reperin Capital T duke e mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Ndryshe, lidhja e fundit serioze e Jonidës ka përfunduar në vitin 2015, atëherë kur ishte ndarë pas disa vitesh romancë, nga Iv Tase, nip i shoumenit Ardit Gjebrea. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm