Britanikët konsiderojnë se të bësh seks para televizorit në divanin e dhomës së ndenjës është një argëtim i shkëlqyeshëm.
Por, ekspertët thonë se kjo gjë mund të jetë e rrezikshme, para atyre që quhen ‘televizior intelegjentë’.
Sipas tyre, këta televizor janë lehtë të hakueshëm dhe njerëzit mund të kenë akses në instalimin e kamerave, shkruan MarieClaireUK.
Ata thanë se ‘televizorët inteligjentë’ kanë siguri shumë të ulët, kështu që hakerat janë në gjendje të depërtojnë në disa nga veçoritë e tyre.
Ekspertët thanë se kjo mund të tingëllojë si diçka absurde ose edhe e thënë nga disa persona me paranoja, por sipas tyre, ekziston një rrezik i tillë.