Ekspertët tregojnë arsyen pse burrat dhe gratë dashurojnë ndryshe

By

Një eksperte është thelluar në arsyet shkencore se pse burrat dhe gratë e tregojnë dashurinë e tyre ndaj njëri-tjetrit në mënyra të ndryshme.

Antropologia e Universitetit të Oksfordit Anna Machin ka bërë një studim që lidhet me këtë gjë.

Ajo shpjegoi se pavarësisht nga seksi, aq më shumë qendrat emocionale të trurit ndriçohen kur zhvillohen skenarë romantikë.

Por, ajo theksoi se ka dallime që shfaqen mes dy gjinive, shkruan The Sun.

“Zonat e trurit, të përfshira në të menduarit dhe jo në ndjenjën, janë më aktive te burrat, duke sugjeruar se vlerësimi dhe shqyrtimi i skenarëve romantikë është një proces më i mundimshëm sesa për gratë, ku është më instinktiv”, u shpreh ajo.

Dr. Machin shpjegoi se mund të jetë gjithashtu kultura jonë ajo që ndryshon mënyrën se si njerëzit e duan njëri-tjetrin.

Ajo tha se shumë shpesh shoqëria u thotë burrave se gratë janë në mëshirën e emocioneve të tyre dhe një studim tjetër tregoi se kur fëmijët mbushin moshën tetë vjeç, djemtë dhe vajzat e shikojnë dashurinë romantike në një mënyrë ndryshe.

Artikuj të ngjashëm