Ekspertët ndajnë disa shenja që tregojnë se jeni të varur nga dashuria

By

Nëse keni qenë ndonjëherë i dashuruar, jeni të njoftuar me fluturat në bark dhe dëshirën për të kaluar shumë kohë me atë person.

Por, ekspertët kanë paralajmëruar se nëse ndjenjat tuaja janë bërë impulsive dhe obsesive, atëherë mund të jeni të varur nga dashuria.

Sipas tyre janë disa shenja që tregojnë se jeni të varur nga dashuria, duke filluar nga fantasia, që sipas tyre nënkupton një varësie nga dashuria, sepse njerëzit krijojnë në kokën e tyre marrëdhënie imagjinare që në realitet nuk ekziston.

Sipas tyre, njerëzit që vuajnë nga varësia ndaj dashurisë zakonisht do të hidhen nga një lidhje në tjetrën pasi janë të varur nga ndjenja e të qenit të dashuruar.

Njerëzit e tillë vazhdimisht e ndjejnë se duhet të gjejnë dikë tjetër sapo lidhja e tyre të përfundojë, sepse kanë frikë të qëndrojnë vetëm.

Artikuj të ngjashëm