Ekskluzive: Miloti i ‘Etnon’ sërish baba

By

Në natën e ndërrimit të viteve, si i ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova ku bashkë me Gencin performoi hitet ‘Albanian’ dhe ‘Le për mu mama’, Miloti i grupit Etnon bëri të ditur një lajm të madh.

Viti në të cilin tashmë kemi hyrë, 2017-ta për reperin do jetë edhe më i veçantë.

Kjo për faktin se familja pritet të shtohet edhe me një tjetër anëtar.

Miloti tregoi në edicionin festiv të NIN se bashkëshortja e tij, Marigona, është shtatzënë ndonëse nuk dihet akoma gjinia shkaku se zhvillimi është ende në fazë të hershme.

Miloti dhe Marigona janë martuar në vitin 2011 teksa prindër janë bërë për të parën herë një vit më vonë me ardhjen në jetë të djalit, Jan Hasangjekajt. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm