Këngëtari Blero Muharremi është protagonist çdo ditë në shtypin rozë. Që nga ndarja me Teuta Krasniqin, të shumta janë lajmet për lidhjet e reja të tij.
U përfol për një raport dashurie me modelen, Afrona Dika por që nuk u konfirmua asnjëherë pavarësisht sinjaleve që jipnin të dy.
Më pas edhe me Zaiminën u tha se ka diçka më shumë se sa thjesht kolegë e miq.
Mesa duket Bleros po i pëlqen ta shijoj jetën e tij tani si single, e madje është shumë i shfrenuar.
Së fundmi këngëtari po qëndron në Turqi ku është duke realizuar videoklipin e këngës më të re ‘Jo jo’, por edhe atje nuk po i’a lë keq.
Prive.al ka siguruar disa fotografi në të cilën shihet Blero me një modele shumë afër njëri – tjetrin.
Madje të dy kanë shkëmbyer edhe puthje. Kjo skenë nuk është pjesë e klipit por gjatë qëndrimit atje Blero po bën shumë qejf./Prive.al