Pikërisht një vit më parë, me 23 Shtator të vitit 2015, një prej meshkujve më të pashëm shqiptarë mori epitetin e prindit me ardhjen në jetë të djalit të parë.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana u bë baba kur edhe bashkëshortja e tij Monika, lindi djalin që e pagëzuan me emrin Boiken.
E Boikeni i vogël, ditëlindjen e veçantë – atë të parën nuk e ka festuar dosido por me një organizim të lezetshëm me familjen.
Burime të afërta për Prive.al kanë treguar se festa e ditëlindjes është zhvilluar sot në një ambient privat në Tiranë ku edhe po qëndron çifti tashmë me kohë më të lirë falë edhe impenjimeve të pakta të Lorikut në sferën profesionale.
Prive.al ka arritur të sigurojë edhe një foto nga ditëlindja ku shfaqet torta e Boikenit teksa imazhe nga portreti familjar kanë qenë të pamundura për t’u poseduar shkaku i karakterit tejet privat të eventit.