Ata i kanë bërë të gjithë që të flasin rreth tyre, rreth asaj nëse do të kthehen sërish bashkë pasi u panë duke shkëmbyer disa puthje në festivalin Coachella dhe në Festivalin e Filmit në Kanë vetëm pak javë më parë.
Dhe 21 vjeçarja Bella Hadid dhe këngëtari i famshëm The Weeknd, më në fund e kanë konfirmuar se janë rikthyer bashkë, kur fluturuan jashtë qytetit për një vikend së bashku në Paris të mërkurën.
Çifti që më parë kishin kaluar bashkë për 18-të muaj, u ndanë në Nëntor të vitit 2016-të, dukeshin më të dashuruar se kurrë së bashku, përderisa The Weeknd e kishte mbërthyer me krahë modelen e famshme amerikane.
E Bella s’po e fshihte dot gëzimin, pasi që po buzëqeshte gjatë tërë shëtitjes.