Debutimin artistik në trojet shqipfolëse e bëri pak kohë më parë me projektin e përbashkët me Getinjon të titulluar ‘Monster’.
Por, siç duket, Gordana Kingji e njohur me emrin artistik si Baby G nuk do pres shumë deri në hapin e radhës, atë gjigand.
Siç merr vesh Prive, ajo dhe menaxhmenti i saj janë tashmë në negociata finale për të nënshkruar kontratë afatgjatë me Sony Music.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Prive edhe vetë menaxheri i këngëtares, Met Elshani.
Ai ka deklaruar se në këtë drejtim ka lëvizje duke mos dashur të jap detaje të tjera.
Duket se fakti që Baby G përbën një pako të kompletuar, me aftësi vokale e performancë skenike dhe suksesi i paimagjinueshëm që pasoi që në projektin e parë, ka rënë menjëherë në sy të kompanisë prestigjioze ndërkombëtare.
Sukseset për shqiptarë nuk po ndalen dhe me gjasë për Gordanën, ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të bukur që nisi në On Records dhe potencialisht mund të përfundoj në skenat e mëdha botërore. /PRIVE.AL