EKSKLUZIVE: ANGELA MARTINI ‘’SINGLE’’ POR JO E LIRË

By

Është një ndër femrat shqiptare më të sukesshmë në modelingun ndërkombëtar. Angela Martini në këtë

intervistë për Prive.al shpalos të rejat nga puna por nuk lë pa komentuar edhe prezencën e saj në festën

e ditëlindjes së Rihannës.

Po ashtu Martini flet edhe për statusin e saj.

1. Pse keni vendosur të shpërngulen nga New York në L.A?!

E dua NjuJorkun, kam jetuar për 9 vite atje, por ka thuajse 2 vjet që nuk e kam ndjerë energjinë e vendit

andaj vendosa në mënyrë strategjike të bëjë shpërnguljen dhe ta vëjë bazën e shtëpisë sime të re në

Los Anxhelos. Ky ka qenë viti ku unë dosido do vija të jetoja në Majami ose në L.A. Ndodhi që erdha për

Oscarët këtu dhe kësaj radhe ndjeva energjinë e duhur që më bëri të rrija. Unë posedoj fuqinë që të lë

gjërat mrapa dhe të lëvizë, të krijoj oportunitete të reja në jetë kështu që vendosa shumë shpejt, gjeta

vendbanim dhe agjencion. Ndjehem e lumtur në këtë udhëtim të ri në jetën time.

2. Cilat janë projektet aktuale të Martinit?!

Kam shumë projekte dhe oferta në duar, por fokusi im është tek linja e bikineve ku së shpejti blerja

online e tyre do të jetë e mundshme.

3. Sa jeni e angazhuar në biznesin e linjës së bikineve?!

Kam pasion biznesin, veçanërisht atë personal. Kam bërë shumë punë rreth projektit tim dhe gjithnjë

doja të realizoja diçka ndryshe, diçka speciale dhe unike. Kjo tregon përkushtimin që po bëj rreth linjës

së re të rrobave të larjes.

4. Së fundmi lajm ka krijuar prezenca juaj në ditëlindjen e Rihannës. Kush të bëri ftesën për të qenë në

këtë festë?!

Kemi miq të përbashkët dha ata më kanë ftuar.

5. Kush të shoqëroi në fesën e DiCaprios e Rihannës?!

Miqtë e mi të ngushtë dhe jemi kënaq.

6. Çka ndodhi me takimin me Jason Derulo? A do të shohim ndonjëherë edhe si këngëtare?!

Takimi me të ka ndodhur në aeroplan derisa ishim në fluturim për në Kanë nga NjuJorku. Po atë ditë

rastësisht u takuam edhe në një ndejë ku biseduam miqësisht. Nuk kishte asgjë të veçantë aty 🙂

Që do të thot se nuk është në planet e mia të bëhem këngëtare, LOL 🙂

7. A ka ndryshuar statusi i Angelës?!

Unë jam super single, por jo e lirë – i gjithë koncentrimi im është tek puna dhe biznesi.
angela1

Artikuj të ngjashëm